Insajderi
Lajme

25-vjeçarja ndërroi jetë në spital pasi ishte vetëhelmuar; familjarët padisin partnerin e saj: E kishte dhunuar

Insajderi
11 March 2026 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
25-vjeçarja ndërroi jetë në spital pasi ishte vetëhelmuar; familjarët padisin partnerin e saj: E kishte dhunuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me ftokinë.

Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit E.F duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.

Sipas burimeve, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune. Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Uniformat blu, kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga familjarët e të ndjerës.

Xhuana Nikolli jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi. Po ashtu, nuk kanë munguar reagimet në rrjetet sociale për vdekjen e parakohshme të 25-vjeçares, ku miq të saj kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark