Insajderi
Botë

Shtohen sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Insajderi
11 March 2026 - 12:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtohen sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia detare e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se tri anije janë goditur të martën nga predha të panjohura pranë Ngushticës së Hormuzit. Më parë, ushtria amerikane ka thënë se ka shkatërruar anije iraniane që po vendosnin mina pranë ngushticës.

Burime i kanë thënë CNN-it se Teherani kishte filluar vendosjen e minave në rrugën ujore kyçe.

Irani herët të mërkurën ka pretenduar se ka nisur “operacionin e tij më intensiv dhe më të rëndë” që nga fillimi i luftës, ka raportuar media shtetërore, teksa u raportuan sulme në të gjithë shtetet e Gjirit dhe Izraelin. Veçmas, një dron i dyshuar iranian ka goditur një strukturë diplomatike amerikane në Irak të martën, kanë thënë dy burime për CNN-in.

Ndërkohë, Izraeli ka thënë se kishte filluar një “valë shtesë” sulmesh ndaj objektivave në Teheran të mërkurën.

E djali i presidentit të Iranit ka thënë se udhëheqësi i ri Suprem, Mojtaba Khamenei “është i sigurt” mes thashethemeve se ai është plagosur në sulmet SHBA-Izrael. Khamenei nuk është parë në publik që nga zgjedhja e tij të dielën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark