Insajderi
Lajme

Arrestohen gjashtë persona për nxjerrje ilegale të thëngjillit në Vushtrri

Insajderi
11 March 2026 - 13:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen gjashtë persona për nxjerrje ilegale të thëngjillit në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në Komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc është zhvilluar një aksion me Policinë e Kosovës pas dyshimit se në këto lokacione po nxirrej thëngjill ilegalisht.

Gjatë këtij aksioni, janë arrestuar 6 persona si dhe janë sekuestruar eskavatorë e kamioneta.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, përkitazi me dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione. Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë (6) persona të cilët do të intervistohen nga policia. Po ashtu, janë sekuestruar tre (3) eskavatorë, gjashtë (6) kamioneta, dhe një (1) traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Rasti është iniciuar si vepër penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark