Insajderi
Lajme

Abdixhiku: Kurti nuk e propozoi asnjëherë emrin e Murat Jasharit si kandidat koncensual për president

Insajderi
11 March 2026 - 21:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku: Kurti nuk e propozoi asnjëherë emrin e Murat Jasharit si kandidat koncensual për president
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tregoi detaje të tri takimeve me kryeministrin Albin Kurtin.

Sipas Abdixhikut në këto tri takime, asnjëherë s’është folur për emra dhe se populli i Kosovës duhet të dijë se emri i Murat Jasharit, nuk është propozuar asnjëher si kandidat koncensual.

“Nuk kemi diskutuar formalisht për një emër. Dua ta them, dhe këtë duhet të dijë populli i Kosovës se s’kemi folur për asnjë emër konsensual. Emër konkret s’ka pasur asnjëherë”, deklaroi ai ne Rubikon.

Tutje ai tha se i vetmi emër që është propozuar në takimin e tretë, ka qenë Glauk Konjfuca.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark