Insajderi
Lajme

Qytetarët ankohen për mbeturinat në Hajvali: Që dy muaj nuk janë larguar

Insajderi
12 March 2026 - 12:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qytetarët ankohen për mbeturinat në Hajvali: Që dy muaj nuk janë larguar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banorët e rrugës “Sami Pojani” në Hajvali po përballen me një problem të vazhdueshëm me mbeturinat, të cilat sipas tyre nuk janë larguar tash e më shumë se dy muaj.

Sipas ankesave të qytetarëve, kontejnerët dhe mbeturinat në këtë rrugë kanë mbetur pa u marrë për një kohë të gjatë duke ndikuar edhe në pastërtinë e ambientit.

“Ironia më e madhe është se kur afrohen zgjedhjet, telefonat tanë nuk ndalen nga SMS-të dhe thirrjet për votë. Atëherë kujtohen për qytetarët, për premtime dhe për vizita në lagje. Por tani që duhet një shërbim bazë si marrja e mbeturinave, askush nuk duket askund”, tha një banor për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark