Ish-presidenti Ilir Meta është tërhequr nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë, “arrest në burg”, që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme.
Shkaku është një rekurs i bërë në Gjykatën e Lartë dhe mbrojtja e Metës është në pritje të shqyrtimit nga kjo gjykatë.
Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Në fund, gjykata pritet të tërhiqet për vendim nëse dosja do kalojë në gjykim apo do të kthehet në SPAK për t’u plotësuar me prova.
Meta ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit 2024 dhe po hetohet nga SPAK për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz Cez DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave.
Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.