Insajderi
Lajme

“Nuk mbajti zgjedhjet e brendshme”- KQZ pezullon partinë e Behgjet Pacollit

Insajderi
12 March 2026 - 14:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk mbajti zgjedhjet e brendshme”- KQZ pezullon partinë e Behgjet Pacollit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të enjten pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re, e themeluar nga Behgjet Pacolli, pasi partia dështoi të zhvillojë zgjedhjet e brendshme brenda afatit të caktuar.

Sipas njoftimit të KQZ-së, AKR-ja kishte detyrimin ligjor të mbante zgjedhjet e brendshme deri më 25 shkurt 2026.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të dhëna, partia nuk ka informuar se kur do të mbahet Kuvendi i saj i brendshëm.

Vendimi i KQZ-së kërkon që AKR-ja të përfundojë procesin e zgjedhjeve të brendshme brenda 45 ditëve.

“Nëse nuk i kryen zgjedhjet brenda këtij afati, partia do të çregjistrohet,” u tha gjatë mbledhjes së KQZ-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark