Insajderi
Lajme

Drejtoria e Shërbimeve publike me aksion në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë – largohet një deponi ilegale

Insajderi
13 March 2026 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Drejtoria e Shërbimeve publike me aksion në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë – largohet një deponi ilegale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria për Shërbime Publike ka ndërmarrë një aksion për largimin e mbeturinave në kryeqytet, duke intervenuar së fundmi në rrugën “Muharrem Fejza”, ku prej kohësh ishte krijuar një deponi ilegale që po shqetësonte banorët e zonës.

Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, ekipet në terren kanë bërë pastrimin dhe largimin e mbeturinave të grumbulluara, duke rikthyer pastërtinë në këtë hapësirë publike.

Drejtoria për Shërbime Publike, në krye me drejtorin Luftar Braha, ka bërë të ditur se përveç aksioneve të pastrimit do të shtohen edhe inspektimet në terren. Ata kanë paralajmëruar masa dhe gjoba të rrepta për të gjithë personat që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme dhe ndotin ambientin.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe të raportojnë rastet e krijimit të deponive ilegale, në mënyrë që të parandalohet ndotja e mjedisit dhe të ruhet hapësira publike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark