Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për fundjavë

Insajderi
13 March 2026 - 17:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për fundjavë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë vikendit pritet mot kryesisht stabil, me temperatura pranverore.

Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën pritet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të mbeten në intervalin 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark