Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schëarz, si Koordinatore Kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore.
Këtë lajm Kurti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
‘’Ky emërim forcon përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, si një çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore. Përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme. Po e trajtojmë dhunën ndaj grave si përgjegjësi të përbashkët institucionale e shoqërore. Përmes bashkëpunimit ndër-sektorial dhe një zinxhiri institucional të fuqizuar, kemi zbatuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022–2026), me mbi 94% të aktiviteteve të zbatuara ose në zbatim’’, ka shkruar Kurti.
Kurti thekson se puna për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk do të ndalet, duke shprehur besimin se me Donika Gërvalla-Schëarz në këtë rol do të vazhdohet forcimi i mekanizmave dhe bashkëpunimit ndër-institucional për mbrojtjen dhe drejtësinë për të gjitha viktimat në Kosovë.
Postimi i plotë: