Insajderi
Lajme

Situata në Lindjen e Mesme, Qeveria ndan 500 mijë euro për shtetasit e Kosovës të prekur nga kriza

Insajderi
13 March 2026 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Situata në Lindjen e Mesme, Qeveria ndan 500 mijë euro për shtetasit e Kosovës të prekur nga kriza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime.

Qeveria miratoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Qeveria po ashtu miratoi ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,000.00€ për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në mbledhjen elektronike u miratua autorizimi i ministrit të Financave që t’i aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40,000€.

Qeveria ndau mjetet buxhetore në shumë prej 370,000.00€ për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Në fund, qeveria gjithashtu miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin e presidentes së Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfË – për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark