Insajderi
Lajme

Përleshje në Prishtinë, lëndohet një person me mjet të mprehtë

Insajderi
14 March 2026 - 22:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshje në Prishtinë, lëndohet një person me mjet të mprehtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa persona janë përleshur sot në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se një person dyshohet se është lënduar me mjet të mprehtë dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark