Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëska reaguar lidhur implementimin e Ligjit për të Huajt.
Kurti, sipas tyre, ‘ka negociuar hapësira të reja për strukturat ilegale të Serbisë brenda shtetit të Kosovës’.
“Është skandal i rëndë politik dhe moral që Kurti para qytetarëve dhe para botës deklaron se strukturat paralele të Serbisë janë shuar, ndërkohë që në realitet po krijon mekanizma që u japin atyre rol në zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës. Qeveria Kurti po e rikonfirmon vazhdimisht se e gjithë retorika e saj për “sovranitet” dhe “mbrojtje të shtetit” ka qenë vetëm propagandë për konsum politik. Në praktikë, kjo qeveri e ka izoluar Kosovën nga aleatët e saj kryesorë dhe tani po përfundon duke bërë pikërisht kompromiset për të cilat për vite të tëra i ka akuzuar të tjerët për tradhti kombëtare’’, thuhet në komunikatën e OVL’së.