Insajderi
Lajme

Foshnja 2-muajshe ndërron jetë në spitalin e Tiranës, dyshohet nga kequshqyerja

Insajderi
15 March 2026 - 11:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Foshnja 2-muajshe ndërron jetë në spitalin e Tiranës, dyshohet nga kequshqyerja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërron jetë në spitalin e Tiranës foshnja 2 muajsh që u dërgua me urgjencë për mjekim më të specializuar nga Korça, për shkak të gjendjes kritike, raporton A2 CNN.

Foshnja mbërriti më 13 mars në gjendje të rënduar dhe mësohet se ka ndërruar jetë disa orë pasi ka mbërritur në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të jetojë.

Nga ana e grupit hetimor, konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë patur që në lindje


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark