Insajderi
Sport

Neymar befason duke bërë shqiponjën, shkak bëhet grimerja shqiptare Dafinë Neziri

Insajderi
15 March 2026 - 12:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Neymar befason duke bërë shqiponjën, shkak bëhet grimerja shqiptare Dafinë Neziri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., është bërë pjesë e një momenti që ka tërhequr vëmendjen edhe në rrjetet sociale shqiptare.

Futbollisti është fotografuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Në fotografi ai shfaqet i buzëqeshur pranë kreatorit Leon Gillies Mannes, mik i Dafinë Nezirit.

Fotografia është publikuar nga grimerja e njohur në InstaStory, e cila tregoi se momenti u realizua si një dedikim për djalin e saj, i cili është fans i madh i Neymarit.

Ajo e shoqëroi postimin me mbishkrimin humoristik: “Leon patrioti”.

Kjo duket të jetë hera e parë që Neymar shihet duke bërë simbolin shqiptar, megjithatë ai ka pasur edhe më herët kontakte me personazhe të njohur shqiptarë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark