Anulohet finalja e madhe, përballja Messi-Yamal - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Anulohet finalja e madhe, përballja Messi-Yamal

    Insajderi
    15 March 2026 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është anuluar finalja e madhe e “Finalissima” mes Argjentinës dhe Spanjës.

    Kjo erdhi pasi që UEFA dhe CONMEBOL, nuk arritën të sigurojnë vendin për ta luajtur këtë ndeshje.

    Padyshim anulimi i kësaj ndeshje ka lënë tifozët të dëshpëruar, pasi që ëndërronin të shihnin dyshen Lionel Messi dhe Lamine Yamal të përballen për herë të parë ndaj njëra tjetrës.

    Destinacioni i radhës ishte përmendur edhe “Bernabeu”, por që Federata e Argjentinës doli kundër kësaj pasi që nuk donte që të luhej ndeshja në Spanjë.

    Ndeshja ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Lusail” të Katarit, por situata e rënduar bëri që ndeshja të zhvendoset nga Lindja e Mesme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark