Insajderi
Lajme

“Të pres në liri miku im”- Daut Haradinaj uron Rexhep Selimin

Insajderi
15 March 2026 - 17:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Të pres në liri miku im”- Daut Haradinaj uron Rexhep Selimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Daut Haradinaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale për të uruar Rexhep Selimin në 55-vjetorin e lindjes së tij.

Ai ka kujtuar kohët e vështira të kaluar së bashku në kërkim të lirisë dhe ka theksuar se, edhe pse nuk e kishin menduar atëherë, lufta për liri do të bëhej sërish në të njëjtën mënyrë, të pastër dhe çlirimtare.

“Jeta na takoi shumë të ri, në kërkim të lirisë. Nuk e kishim menduar atëherë që unë njëherë e sot ti, do të gjykoheshim, por edhe sikur ta dinim, do të kishim bërë luftën e njëjtë edhe 100 herë, të pastër, çlirimtare, në mbrojtje të pragut”, shkruan Haradinaj në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Ai përfundoi mesazhin me fjalët: “Të pres në liri miku im, u bëfsh 100!”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark