Brikena Selmani dhe DJ Gimbo janë në nominim për këtë javë në Big Brother VIP Albania, ku njëri prej tyre do të largohet të martën.
Me këtë rast, modelja ka zhvilluar një diskutim me Mateo Borri, pasi ata kanë rinisur një njohje brenda shtëpisë.
Ajo i ka bërë të qartë se nuk dëshiron të bëjë asgjë vetëm për lojë, për shkak se ndodhet në nominim.
Gjithashtu, Brikena është shprehur se do ta presë jashtë për t’u njohur më mirë.
“Nuk do të bëj asgjë për nominim, unë dua të qëndroj vetvetja në mënyrë normale, në qoftë se publiku do të më mbajë brenda, për personin që jam”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Jo me thënë njerëzit u afrua prej nominimit, andej këndej. Kështu që unë thjesht këto dy ditë dua t’i shijoj edhe me ty, siç i kemi shijuar gjithmonë. Të kam thënë edhe nëse dal jashtë, të pres se dua të të njoh si person kam një pëlqim për ty, por që nuk dua të bëj gjëra për nominim. Nuk do të ndodhi nga ana ime”.
Mbetet për t’u parë se kush nga ta do të largohet, dhe si do të vijojë kjo marrëdhënie.