Insajderi
Lajme

Shtetasit e huaj të pakënaqur me rregullat e reja në kufi

Insajderi
15 March 2026 - 22:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtetasit e huaj të pakënaqur me rregullat e reja në kufi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit special të BE-së, Peter Sorensen, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.

Shtetasit e huaj në pikën kufitare, Dheu i Bardhë, janë njoftuar për masat e reja nga zyrtarët policorë, ndërsa nga e hëna në të gjitha pikëkalimet kufitare në vend do të fillojnë aplikimet për lejeqëndrim ose lajmërim të adresës. Ky vendim nuk është mirëpritur nga shtetasit e huaj në pikëkalimin te Dheu i Bardhë.

“Më lajmëruan policia që e kanë bërë për 90 ditë veç me qëndrua në Kosovë. Nuk është e drejtë, ne vizitojmë familjen shpesh, kontribuojmë për këtë vend, besoj që nuk është e drejtë”, tha për RTK një nga qytetarët e intervistuar.

“Na njoftuan për rregullat e reja për veturat që nuk guxojnë të rrinë më shumë se tre muaj. Kjo nuk na ka pëlqyer, çka nëse ne duam të rrimë më tepër. Tani nuk e di a duhet ta lëshojmë Kosovën, e të kthehemi prapë ta vazhdojmë pushimin. Ne kemi dokumente edhe të Kosovës, vetëm pse e kemi veturën me tabela të huaja, nuk mendoj se kjo është e drejtë”, tha një tjetër qytetar.

Edhe shtetasit e Shqipërisë nuk e mirëpritën këtë vendim.

Ky regjistrim ka për qëllim integrimin e të dhënave të lindjes, martesës dhe vdekjes në sistemin zyrtar të Kosovës, ndërsa shtetasit e huaj janë të obliguar të deklarojnë adresën brenda tre ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës. Deklarimi mund të bëhet online ose në stacionin më të afërt policor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark