Insajderi
Show

Reagon nëna e Nikol pas deklaratës se nuk flasin prej tetë vitesh

Insajderi
15 March 2026 - 22:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagon nëna e Nikol pas deklaratës se nuk flasin prej tetë vitesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë prime-it të mbremjes së kaluar, modelja 22-vjecare Nikol ka rrëfyer që ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Ditën e sotme në emisionin post BBVA, “Fan Club”, e ëma e banores ka shkruar një letër, ku është shprehur se të vërtetën e di vetëm ajo dhe Nikol.

“Historia ime dhe e vajzës time na përket vetëm ne. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikol. Unë nuk jam person publik, pavarësisht se historia ime u bë publike prej zgjedhjes së vajzës sime”, shkruan nëna e banorës së BBVA.

Ndërkohë në një lidhje telefonike ishte gjyshja e Nikol, e cila u shpreh se ish-nusja e saj ka zgjedhur për të mos folur me mbesën e saj për arsyet e tyre.

“Unë nuk e di, ato të dyja e kanë zgjidhur vetë edhe ajo e ka zgjedhur vetë rrugën e saj edhe ajo e ka zgjedhur mos të flasë me mbesën time, unë nuk kam çfarë t’i them asaj”, tha gjyshja e Nikol.

Gjithashtu moderatorja Kiara Tito e ka pyetur nëse është ndonjë djalë në shtëpinë e Big Brother Vip 5 që i pëlqen për Nikol.

“Ajo e di vetë zgjedhjen e saj, nëse ajo e do nëna gati është”, tha gjyshja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark