Insajderi
Lajme

Vrasja në Gjakovë, deklarohet Prokuroria

Insajderi
16 March 2026 - 08:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në Gjakovë, deklarohet Prokuroria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ku si pasojë e një incidenti me armë zjarri një person ka mbetur i vrarë kurse një tjetër është plagosur.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët kanë thënë se kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe rasti po hetohet si “vrasje e rëndë”.

“Me të pranuar informatën kryeprokurori ka dalur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe i njëjti është në arrati dhe në kërkim nga ana e policisë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërkaq trupi i viktimës me urdhër të kryeprokurorit do të dërgohet në IML për obduksion”, ka bërë të ditur për Insajderin Drin Domi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Raportimet lidhur me rastin:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark