Insajderi
Lajme

Incidenti me armë zjarri në Gjakovë, mësohet emri i të plagosurit

Insajderi
16 March 2026 - 10:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Incidenti me armë zjarri në Gjakovë, mësohet emri i të plagosurit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur mëngjesin e së hënës në Gjakovë.

I plagosuri si shkak i këtij incidenti është Edi Mehmeti, rreth moshës 29-vjeçare, i cili po merr trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në vendngjarje ka mbetur Rasim Binakaj.

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit Nexhdet Zymberaj, pronar i një lokali në “Çarshinë e Vjetër”. Sipas policisë, ky i fundit dyshohet se shtiu në drejtim të klientëve të tij, Binakaj dhe Mehmeti.

Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se kanë identifikuar të dyshuarin dhe se janë në kërkim të tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark