Insajderi
Botë

Izraeli: E kemi shkatërruar aeroplanin e Khameneit

Insajderi
16 March 2026 - 11:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Izraeli: E kemi shkatërruar aeroplanin e Khameneit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se kanë shkatërruar aeroplanin e liderit suprem iranian tashmë të vrarë, Ali Khamenei në aeroportin e Aeroporti Mehrabad në Teheran.

Sipas raportimeve, Forcat Ajrore Izraelite e kanë rrëzuar dhe shkatërruar aeroplanin gjatë natës në aeroportin Mehrabad.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se aeroplani përdorej nga Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë “për të avancuar prokurimin ushtarak dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me vendet e Boshtit përmes fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare”.

Ushtria izraelite shtoi se shkatërrimi i këtij “aseti strategjik” përbën një goditje ndaj “aftësive koordinuese” të Iranit me grupet e tij aleate, si dhe ndaj përpjekjeve për ndërtimin e fuqisë ushtarake dhe aftësive të regjimit për t’u rikuperuar. Këto raportime janë publikuar edhe nga The Telegraph.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark