Insajderi
Sport

Portugezët në ankth për Ronaldon

Insajderi
16 March 2026 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Portugezët në ankth për Ronaldon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Portugalia po pret me ankth për të mësuar nëse Cristiano Ronaldo do të rikthehet apo jo në listën e kombëtares.

Vendimi do të bëhet i ditur së shpejti nga trajneri Roberto Martínez, i cili pritet ta shpallë të premten, më 20 mars, listën e lojtarëve të grumbulluar, shkruan “Mundo Deportivo:.

Ndërkohë, trajneri i Al‑Nassr, Jorge Jesus, ka dhënë disa sinjale për situatën e yllit portugez.

Sipas tij, klubi saudit do të preferonte që sulmuesi të mos udhëtojë menjëherë me Kombëtaren portugeze për shkak të gjendjes fizike dhe programit të ndeshjeve me Al-Nassr.

Megjithatë, disa media arabe raportojnë se Ronaldo pritet të bashkohet me përfaqësuesen portugeze, gjë që do të qartësohet vetëm pasi të publikohet lista zyrtare e trajnerit Martínez.

Sulmuesi 41-vjeçar po rikuperohet nga një dëmtim muskulor i pësuar në fund të shkurtit, i cili e ka mbajtur jashtë fushave në ndeshjet e fundit, ndërsa po punon intensivisht për t’u rikthyer sa më shpejt në formë.

Në Portugali, vëmendja është e madhe për ta parë nëse kapiteni historik i kombëtares do të jetë pjesë e grumbullimit të ardhshëm, duke qenë se ai mbetet lojtari me më shumë ndeshje dhe gola në historinë e Portugalisë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark