Insajderi
Lajme

Dorëzohet në polici i kërkuar për vrasjen e 38 vjeçarit në Gjakovë

Insajderi
16 March 2026 - 18:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dorëzohet në polici i kërkuar për vrasjen e 38 vjeçarit në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen e Rasim Binajak së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

“Pas ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku kishte ndodhur një konflikt si pasojë e të cilit një person mbeti i plagosur dhe një tjetër humbi jetën, i dyshuari para pak çastesh është dorëzuar në Polici në Gjakovë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po ndermerr të gjith hapat e nevojshem bazuar në procedurat policore”, tha ajo.

Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.

Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Grashita, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasje është pronari i një lokali pranë “Çarshisë së Vjetër” dhe si pasojë e një mosmarrëveshjeje me klientët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark