Opinionisti Valon Syla dha analizën e tij mbi lëvizjet e kryeministrit Albin Kurti në politikën e jashtme dhe rolin e presidentes Vjosa Osmani.
Ai theksoi se disa vendime të kryeministrit Kurti mund të shihen si përpjekje për të treguar konstruktivitet ndaj Bashkimit Europian dhe Beogradit.
Syla po ashtu shpjegoi se Kurti po ndërvepron me akterët ndërkombëtarë dhe serbë për të menaxhuar izolimin e Kosovës dhe të tijin politik, duke përfshirë edhe marrëdhënien me Osmanin.
“Albin Kurti po e eliminon Vjosa Osmanin që me hjek nga politika e jashtme… dhe po lëshon pe kah BE dhe Beogradi për tu treguar konstruktiv për të dal nga izolimi. Po bashkëpunon me Vucicin sepse bashkë me të janë të izoluar. Për Kurtin deri tash ka folur dhe ja ka fshehur izolimin Vjosa Osmani me vizitat e takimet e saja ne SHBA”, deklaroi Syla ne T7.
Ai shtoi se kjo lëvizje nuk është vetëm një çështje e Kosovës, por lidhet edhe me komunikimin ndërkombëtar.
“Për Vucicin po flet Patriarhu Porfirije Perić duke i shkruar të gjithve në Bruksel dhe Washington… sepse Albini dhe Vucici smunden se janë në sankcione. Andaj krejt kjo manovër e Kurtit është në bashkëpunim me Vucicin për të dalë nga izolimi duke e luajtur konstruktivin”, theksoi Syla.