Insajderi
Teknologji

Instagram do t’i njoftojë prindërit nëse fëmijët kërkojnë përmbajtje rreth vetëvrasjes apo vetëlëndimit

Insajderi
17 March 2026 - 10:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Instagram do t’i njoftojë prindërit nëse fëmijët kërkojnë përmbajtje rreth vetëvrasjes apo vetëlëndimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Meta ka njoftuar se prindërit që përdorin mjetet e mbikëqyrjes prindërore në Instagram do të marrin njoftime nëse fëmijët e tyre kërkojnë shpesh përmbajtje që lidhet me vetëvrasjen apo vetëlëndimin.

Masat do të zbatohen fillimisht në SHBA, Britani, Australi dhe Kanada, përpara se të shtrihen në vendet e tjera.

Organizata bamirëse Molly Rose Foundation e ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke paralajmëruar se ai “mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë”.

Drejtori i saj, Andy Burrows, tha se prindërit mund të alarmohen pa qenë të përgatitur për biseda kaq të ndjeshme me fëmijët. Fondacioni u krijua pas vdekjes së adoleshentes Molly Russell, e cila u vetëvranë vitin 2017 pasi ishte ekspozuar ndaj përmbajtjeve të rrezikshme në rrjetet sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark