Insajderi
Lajme

Punëtori në Gjilan ra nga tri metra lartësi – Kjo është kompania ku ishte duke punuar

Insajderi
17 March 2026 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Punëtori në Gjilan ra nga tri metra lartësi – Kjo është kompania ku ishte duke punuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Gjilan një punëtor është lënduar derisa ishte në vendin e tij të punës. Ai ka rënë nga një lartësi rreth tri metra.

Insajderi mëson se ngjarja ka ndodhur në punishten e kompanisë “H Projekt”.

Pas incidentit është arrestuar pronari i kompanisë, Agron Haliti. I njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti u iniciua si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 16.03.2026-10:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një firmë, kishte rënë nga një lartësi prej rreth tri metra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark