Insajderi
Lajme

Kurti “nuhat” zgjedhjet, mban takim me drejtuesit të qendrave në Kosovë dhe mërgatë

Insajderi
17 March 2026 - 16:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti “nuhat” zgjedhjet, mban takim me drejtuesit të qendrave në Kosovë dhe mërgatë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh edhe kryeministër, ndonëse s’po i sheh si opsion zgjedhjet, përgatitjet për to siç duket ka filluar t’i bëjë.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Kurti ka mbajtur takim me drejtuesit e qendrave në Kosovë dhe diasporë, ku thuhet se u diskutua për “situatën politike në vend”, shkruan Insajderi.

“Në takimin me drejtuesit e Qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në Qendra, u diskutua për situatën politike në vend dhe me theks të veçantë edhe për çështje organizative që ndërlidhen me përditshmërinë e punës së strukturave tona organizative”, thuhet në njoftimin e LVV’së.

“Viti 2026 është edhe vit zgjedhor brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ç’rast aktualisht jemi në fazën përgatitore, ku gjithandej lagjeve e fshatrave të vendit tonë, aktivistët që drejtojnë strukturat tona organizative, do të organizojnë procesin e brendshëm zgjedhor, duke freskuar e plotësuar pozicionet drejtuese e duke pasur përfshirje akoma më të madhe të mbështetësëve tanë, duke i shërbyer kështu konsolidimit të strukturave tona në të tria nivelet drejtuese”, vijon më tej njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark