Insajderi
Lajme

Kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, ishte veteran i UÇK-së

Insajderi
18 March 2026 - 08:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, ishte veteran i UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jetën. Nga viktimat, tre janë shqiptarë: Pajtim Bajrami (1990), Asllan Musliu (1977) dhe Istref Zekaj.

Asllan Musliu ishte edhe veteran i UÇK-së, kurse lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike familjarët dhe miqtë përmes njoftimeve mortore në rrjetet sociale.

Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte pjesë e Drejtimit taktik nr 2 të operacionit “ Shigjeta

“Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte pjesë e Drejtimit taktik nr 2 të operacionit “ Shigjeta”. Asllani aksidentalisht ndërroi jetë në një kantier ndërtimi në Vienë të Austrisë.

“Ai ishte një djalë shembullor, zemërbardhë, i afërt me të gjithë.. Më kujtohet dita kur e la uniformën dhe mori rrugën e mërgimit… Lamtumirë bashkëluftëtari im… Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu, miqëve dhe gjithë shokëve dhe bashkëluftëtarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Asllan!“, tha një mik i të ndjerit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark