Insajderi
Insporti

Publikohet analiza e VAR-it për pozicionin e Viniciusit para penalltisë dhe për kartonin e kuq të Silvas

Insajderi
18 March 2026 - 09:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet analiza e VAR-it për pozicionin e Viniciusit para penalltisë dhe për kartonin e kuq të Silvas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Faqja e specializuar për referim,. Archivo VAR, ka publikuar pamjet e pozicionit të Vinicius Junior para penalltisë që çoi në ndëshkimin e Bernardo Silvas me karton të kuq për prekje të topit me dorë dhe pastaj epërsisë së Real Madridit.

Real Madridi mori një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Manchester City për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një fitore me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Megjithatë, kjo ndeshje u përshkua me vendime të diskutueshme të gjyqtarit Clement Turpin, që ndikuan drejtpërsëdrejti në vazhdimin e ndeshjes dhe rezultatin final.

Vendimi më i diskutueshëm padyshim ishte ai që çoi në epërsinë e Real Madridit 0-1 falë një penalltie të shënuar nga Vinicius Junior në minutën e 22-të.

E gjitha filloi nga një pozicion i brazilianit, i cili fillimisht u gjykua si pozitë jashtë loje, por më vonë VAR-i pas disa minutave ndryshoi vendim dhe mori vendim se pozita për t’u gjykuar ishte ajo e vazhdimit të aksionit që çoi në prekjen e topit me dorë nga Silva.

Sipas faqes së specializuar të rasteve diskutabile Archivo VAR, lojtari brazilian ishte pas mbrojtësit të fundit të ekipit anglez, kështu që pozicioni i tij ishte i rregullt.

Ata shtuan se edhe pse VAR-i zgjodhi mbrojtësin e gabuar për analizën e tyre, veprimi është i ligjshëm.

Archivo VAR gjithashtu konfirmoi se Bernardo Silva përdor bërrylin e tij për të parandaluar golin e Vinicius dhe vendimi për penallti dhe karton të kuq direkt ishte i saktë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark