Një person ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 07:00 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Sipas policisë, ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e tij është konstatuar menjëherë në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësiti i trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave që çuan deri te ky vetaksident tragjik./Insajderi