Insajderi
Lajme

Greva paralizon aeroportin në Berlin, anulohen qindra fluturime

Insajderi
18 March 2026 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Greva paralizon aeroportin në Berlin, anulohen qindra fluturime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trafiku ajror në Aeroporti i Brandenburgut në Berlin është pezulluar plotësisht për shkak të një greve të organizuar nga sindikata Verdi.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, asnjë avion pasagjerësh nuk ka bërë fluturime, ndërsa 445 nisje dhe mbërritje janë anuluar, duke prekur rreth 57,000 pasagjerë.

Greva ka shkaktuar kaos në udhëtime, ndërsa mediat gjermane, raportojnë se ka pasur ndikim të madh në trafikun ajror.

Autoritetet u kanë bërë thirrje pasagjerëve që të kontaktojnë linjat e tyre ajrore për të marrë informacion mbi opsionet alternative të udhëtimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark