Insajderi
Lajme

Policia shoqëron në stacion u.d. kryeshefen e ARBK’së

Insajderi
18 March 2026 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia shoqëron në stacion u.d. kryeshefen e ARBK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor për intervistim ushtruesen e detyrës së kryeshefes së Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë.

Gazeta Insajderi ka marrë vesh se në stacionin policor janë shoqëruar tre persona. Në mesin e tyre, sipas burimeve, është shoqëruar edhe ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK’së Igballe Rexha- Jashari.

Dyshimet e para janë për shkak të ndryshimit të aksioneve të pronësisë së një biznesi.

Policia ka bastisur zyret e ARBK’së, duke mos lejuar punëtorët të futen në objekt.

Insajderi ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Policia dhe Prokuroria lidhur me rastin, por deri në këto momente nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark