Insajderi
Insporti

Publikohen pamjet: Gjimshiti u përplas me serbin e Interit, e ftoi të përballen në zhveshtore

Insajderi
18 March 2026 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohen pamjet: Gjimshiti u përplas me serbin e Interit, e ftoi të përballen në zhveshtore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Episodi i shumëpritur i “Bordocam” është publikuar në DAZN, duke sjellë pamje ekskluzive nga ndeshja mes Inter dhe Atalanta në javën e 29-të të Serie A, një sfidë që prodhoi emocione të mëdha dhe polemika të forta në fund.

Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, Denzel Dumfries iu drejtua gjyqtarit Gianluca Manganiello duke kërkuar shpjegime: “Më shpjego, më shpjego”, në lidhje me një episod të diskutueshëm për golin e barazimit që nuk u akordua.

Situata u tensionua më tej kur Aleksandar Kolarov u afrua për të kërkuar llogari nga arbitri. Në atë moment, Marten de Roon ndërhyri duke kaluar para tij, çka solli një shtytje nga Kolarov. Mesfushori i Atalantës reagoi menjëherë me një shtytje të kthyer, duke ndezur një përplasje mes lojtarëve.

Stolat e të dy skuadrave ndërhynë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e situatës, por tensionet nuk u shuan plotësisht.

Në incident u përfshi edhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Giimshiti, i cili i bëri të qartë serbit se këtë çështje do ta zgjidhte në tunelin e stadiumit jashtë fushës së blertë.

Megjithatë nuk ka ende informata nëse dyshja ka pasur përplasje edhe pasi janë futur në dhomat e zhveshjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark