Insajderi
Lajme

Kjo është kompania të cilës dyshohet se ia prekën aksionet zyrtaret e ARBK’së

Insajderi
18 March 2026 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është kompania të cilës dyshohet se ia prekën aksionet zyrtaret e ARBK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka përfunduar aksionin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Në bazë të dyshimeve të prokurorisë, të dyshuarat Igballe Rexha- Jashari, ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK’së, zyrtari për procesimin e të dhënave, Albin Isufi dhe aprovuesja e lëndëve në këtë agjenci, Florije Lecaj, dyshohet se kanë bërë ndryshimin e pronësisë së aksioneve të kompanisë Newco Kosovatex Warehouse Pejton’’Sh.P.K’’ në vlerë mbi 50 mijë euro, shkruan Insajderi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, se në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe njësitet përkatëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me zbatimin e një aksioni në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), insititucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me këtë aksion, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurat me inicialet I.R.J., F.L., dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, të njëjtat dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, të cilat duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicalet I.B., të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme”, vijon njoftimi.

Siç thotë prokuroria, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt teksa rasti po vazhdon të hetohet. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark