Insajderi
Lajme

Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni

Insajderi
18 March 2026 - 15:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është shprehur i shqetësuar për stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të Gjilanit.

Ai tha se këto stervitje janë provokuese për qytetarët e kësaj ane.

“Stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të Komunës tonë, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët tanë. Prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Si Kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh shqetësimin tim të thellë për këto zhvillime dhe kërkoj nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Qytetarët tanë meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve tanë dhe të angazhohemi fuqishëm për mbrojtjen e interesit të tyre”, tha Hyseni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark