Insajderi
Lajme

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde/EMRAT

Insajderi
18 March 2026 - 16:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Familja Kuzhnini në kërkim për fajde/EMRAT
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin e katër personave të dyshuar për vepra të rënda penale. Siç raportoi Insajderi dy ditë më parë, në qendër të këtij hetimi janë pjesëtarët e familjes Kuzhnini dhe një bashkëpunëtor i tyre.

Bruno, Gjon, dhe Elson Kuzhini si dhe Egzon Reshani po kërkohen nga Policia, për tri vepra penale.

Ata dyshohen për veprat penale: “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”.

Kjo nuk është hera e parë që familja Kuzhnini përballet me ligjin për akuza të ngjashme.

Emrat e tyre janë lakuar edhe më herët në hetime policore për veprën penale të fajdesë, duke u cilësuar si një grup i organizuar që dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha parash përmes kamatave të larta.

Përveç dhënies së parave me fajde, dyshimet rëndojnë mbi ta edhe për ushtrim presioni dhe detyrim ndaj personave që nuk kanë arritur të shlyejnë borxhet, raste këto që shpesh kanë përfunduar me kërcënime dhe izolim të viktimave.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tyre, duke garantuar anonimitet të plotë për çdo informacion: “Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.”

Bashkë me këtë kërkesë, Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve për të lehtësuar identifikimin e tyre nga ana e publikut.

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark