Insajderi
Lajme

10 vendet më të lumtura në botë – ku renditet Kosova?

Insajderi
19 March 2026 - 09:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
10 vendet më të lumtura në botë – ku renditet Kosova?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë janë: Finlanda, Islanda dhe Danimarka.

Finlanda u shpall vendi më i lumtur në botë për herë të 9-të radhazi, me Islandën në vendin e dytë dhe Danimarkën në vendin e tretë, në renditjen që përpilohet nga Qendra për Kërkime mbi Mirëqenien në Universitetin e Oksfordit dhe përfshihet në raportin vjetor mbi lumturinë globale.

Kosta Rika pati një paraqitje shumë të mirë, duke u renditur në vendin e katërt — renditja më e lartë ndonjëherë për një vend nga Amerika Latine, por më pas renditja i kthehet sërish vendeve nordike, me Suedinë dhe Norvegjinë që zënë përkatësisht vendin e 5-të dhe të 6-të. Tri vende të tjera evropiane shfaqen në top 10: Holanda në vendin e 7-të, Luksemburgu në vendin e 9-të dhe Zvicra në vendin e 10-të.

Izraeli, i vetmi vend nga Lindja e Mesme në top 20, zuri vendin e 8-të. Kosova renditet e 16-ta në listë, duke lënë pas vendet si Gjermania, Austria, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, etj. 

SHBA-ja renditet në vendin e 23-të këtë vit, ndërsa Kanadaja në vendin e 25-të dhe Mbretëria e Bashkuar në vendin e 29-të. Ky është viti i dytë radhazi që asnjë nga vendet anglishtfolëse — SHBA-ja, Zelanda e Re, Irlanda, Australia, Kanadaja apo Mbretëria e Bashkuar, nuk shfaqet në top 10.

Për të përcaktuar renditjen, sondazhi global i Gallup-it u kërkon të anketuarve në 147 vende të vlerësojnë jetën e tyre duke përdorur imazhin e një shkalle, ku jeta më e mirë e mundshme është 10 dhe më e keqja është 0. Çdo i anketuar jep një përgjigje numerike në këtë shkallë, e njohur si Shkalla Cantril.

Studiuesit marrin në konsideratë gjashtë faktorë, përfshirë PBB-në për frymë, jetëgjatësinë, bujarinë dhe perceptimet për lirinë dhe korrupsionin, për të shpjeguar dallimet midis vendeve.

Këto janë dhjetë vendet më të lumtura në botë:

1.    Finlanda
2.    Islanda
3.    Danimarka 
4.    Kosta Rika 
5.    Suedia
6.    Norvegjia
7.    Holanda
8.    Izraeli
9.    Luksemburgu
10.  Zvicra


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark