Insajderi
Insporti

Real Madridi “mace e zezë” për Guardiolën, eliminimi i tretë me humbje të dyfishta

Insajderi
19 March 2026 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madridi “mace e zezë” për Guardiolën, eliminimi i tretë me humbje të dyfishta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një mbrëmje e hidhur për Manchester City, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes së dyfishtë nga Real Madridi në të tetën e finales.

Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, “Los Blancos” triumfuan edhe në “Etihad Stadium” me rezultat 2-1, duke e vulosur pa asnjë diskutim kualifikimin në çerekfinale dhe duke detyruar Cityn të largohet nga ky kompeticion.

Ky eliminim është një goditje e rëndë edhe për trajnerin Pep Guardiola: sipas raportimeve të “Opta”, kjo është vetëm hera e katërt në karrierën e tij që tekniku spanjoll i humb të dyja ndeshjet në një fazë me eliminim direkt.

Statistika bëhet edhe më domethënëse nga fakti se tri prej këtyre humbjeve të dyfishta kanë ardhur pikërisht nga Real Madridi, duke e konfirmuar klubin madrilen si një kundërshtar “fatal” për Guardiolën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark