Insajderi
Sport

Vetëm dy shqiptarë në listën e Zvicrës për ndeshjet e marsit

Insajderi
19 March 2026 - 10:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëm dy shqiptarë në listën e Zvicrës për ndeshjet e marsit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përzgjedhësi Murat Yakin ka ftuar vetëm dy shqiptarë për dy ndeshjet e muajit mars te kombëtarja e Zvicrës.

Kapiteni Granit Xhaka dhe mesfushori i AC Milanit Ardon Jashari janë në listën e Yakin për këto dy miqësore, ndaj Gjermanisë, respektivisht Norvegjisë.

Edhe pse kishte pak spekulime për një ftesë të papritur për Valmir Matoshin, mes frikës se mund ta “vjedhë” Kosova, “Helvetikët” nuk e kanë bërë një veprim të tillë.

Ajo që bie në sy është edhe mos-ftesa e Adrian Bajramit, i cili vetëm vitin e kaluar e la Shqipërinë për të përfaqësuar Zvicrën.

Lista e plotë:

Portierë: Marvin Keller, Gregor Kobel, Yvon Mvogo

Mbrojtësit: Manuel Akanji, Aurele Amenda, Eray Comert, Nico Elvedi, Luca Jaquez, Miro Muheim, Ricardo Rodriguez, Silvan Widmer

Mesfushorët dhe sulmuesit: Michal Aebischer, Breel Embolo, Remo Freuler, Ardon Jashari, Johan Manzambi, Joel Monteiro, Dan Ndoye, Faban Reider, Alyn Sanches, Vincent Sierro, Djibril Soë, Filip Ugrinic, Ruben Vargas, Granit Xhaka, Denis Zakaria.

Kujtojmë, më 27 mars Zvicra e zhvillon miqësoren e parë ndaj Gjermanisë, ndërsa katër ditë më vonë ndaj Norvegjisë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark