Insajderi
Botë

Nafta shtrenjtohet më tej/ Çmimi në bursa arrin në kaq dollarë për fuçi

Insajderi
19 March 2026 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nafta shtrenjtohet më tej/ Çmimi në bursa arrin në kaq dollarë për fuçi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nafta ka arritur çmime rekord duke u shitur me 112 -115 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare. Shtrenjtimi i menjëhershëm erdhi pasi mediat iraniane raportuan për një sulm ajror që goditi një objekt në fushën më të madhe të gazit natyror në botë.

Veprimi pasoi paralajmërimin e Teheranit për sulmin ndaj objekteve energjetike në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Izraeli bombardoi një strukturë të përpunimit të gazit natyror në Iran.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 112 dollarë për fuçi në tregtinë e së enjtes herët në Azi, më shumë se 5% më i lartë se çmimet e së martës.

Ekspertët thonë se përpjekjet e mëparshme të udhëheqësve botërorë për të lehtësuar presionet e çmimeve, përfshirë një çlirim të paprecedentë të rezervave të naftës , kanë bërë pak për të ulur çmimet e naftës.

Ndërsa çmimet e naftës janë ende dukshëm mbi nivelet e tyre të para luftës, ato janë nën kulmet e arritura më herët në konflikt, kur nafta e papërpunuar pothuajse arriti 120 dollarë për një fuçi.

Sulmet në rritje ndaj infrastrukturës energjetike të Lindjes së Mesme rrezikojnë thellimin e tronditjes së furnizimit të shkaktuar nga lufta me Iranin. Lëvizja e tankerëve përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila siguron 20% të furnizimeve globale me naftë, është kryesisht e bllokuar. Administrata Trump po shqyrton dërgimin e mijëra ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme.

Një alternativë tjetër është vendosja e trupave përgjatë brigjeve të Iranit për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark