Insajderi
Sport

Kosova e merr një goditje, ky lojtar do të mungojë ndaj Sllovakisë

Insajderi
19 March 2026 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova e merr një goditje, ky lojtar do të mungojë ndaj Sllovakisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në prag të ndeshjes me Sllovakinë, e vlefshmë për “play-off”-in e Botërorit 2026.

Dardanët nuk do të mundë të llogarisin në mesfushorin kualitativ, Leon Avdullahu.

Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer ka konfirmuar sot në konferencë për shtyp se Avdullahu ka pësuar tërheqje muskulore dhe se do të mungojë disa javë.

“Ne fatkeqësisht duhet t’ju njoftojmë se do të na mungojë një lojtar kyç ndaj Leipzigut të premten. Leon Avdullahu nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur me ne për disa javë”, theksoi Ilzer.

Deri në përfundim të sezonit në Bundesliga kanë mbetur edhe tetë xhiro, ndërsa Avdullahu pritet të rikthehet para verës.

“Mendoj se ai do të jetë sërish në dispozicion në këtë sezon”, përfundoi Ilzer.

Fatkeqësisht, trajneri Franco Foda nuk do të mundë ta ketë në dispozicion Avdullahun për ndeshjen me Sllovakinë në gjysmëfinale, eventualisht edhe në finale të “play-off”-it për Botëror. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark