Insajderi
Sport

Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Kosovën

Insajderi
19 March 2026 - 16:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Selektori i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjten listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës.

Në listën e lojtarëve Calzona ka përfshirë edhe dy yjet, kapitenin Milan Skriniar dhe mesfushorin e Napolit, Stanislav Lobotka.

Për të dy këta ka pasur raportime se nuk do të jetë në listë, mirëpo që selektori ka vendosur t’i ftojë, pavarësisht se nuk dihet nëse do luajnë.

Skriniar u lëndua në ndeshjen që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit më 19 shkurt, në kuadër të play-offit të Ligës së Evropës.

Që nga ajo ndeshje ai nuk është paraqitur fare me skuadrën e tij.

Edhe Lobotka në dy ndeshjet e fundit të Napolit ndaj Torinos dhe Lecces ka munguar.

Kjo është lista e plotë e kombëtares sllovake:

Kujtojmë se ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës luhet me 26 mars në Bratislavë e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark