Insajderi
Lajme

Zhbllokohet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Insajderi
19 March 2026 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zhbllokohet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se magjistralja që lidh Kosovën me Malin e Zi, konkretisht aksi Pejë – Kullë – Rozhajë, tashmë është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Sipas informacioneve të pranuara nga zyrtarët kufitarë të Malit të Zi, qarkullimi është i lirë, por mbetet obligative pasja e pajisjeve dimërore për shkak të kushteve të rrugës.

“Ju njoftojmë se sipas informacionit të pranuar nga zyrtarët e Malit të Zi, rruga Pejë – Kullë – Rozhajë është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, për të cilat duhen pajisjet dimërore”, thuhet në njoftimin zyrtar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark