Insajderi
Lajme

Transmetimi i veçantë nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” për Fitër Bajram (VIDEO)

Insajderi
20 March 2026 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Transmetimi i veçantë  nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” për Fitër Bajram (VIDEO)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dita e premte në Pejë çeli më ndryshe.

Atje, besimtarët myslimanë qysh në orët e para të mëngjesit u nisën për në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” për të falur namazin e Fitër Bajramit.

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë u mblodhën një numër i madh besimtarësh i të gjitha moshave.

Programi nisi me faljen e sabahut dhe u pasua nga interpretime ilahish nga ilahisti Egzon Ibrahimi me grupin e tij, që shtuan emocionin dhe solemnitetin e kësaj dite të shenjtë.

Në ligjëratat e mbajtura, u theksua rëndësia e falënderimit ndaj Zotit pas përfundimit të muajit të Ramazanit, si dhe roli udhëzues i Kuranit në jetën e besimtarëve.

Para faljes së namazit të Bajramit, u lexuan pjesë nga Kurani, duke rikujtuar vlerat shpirtërore dhe sakrificën e agjërimit.

Pas ceremonisë, besimtarët shkëmbyen urimet tradicionale, duke ndarë momente gëzimi, afërsie dhe solidariteti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark