Insajderi
Lajme

Dy të vdekur dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Insajderi
20 March 2026 - 14:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy të vdekur dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy aksidente me fatalitet dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit, sipas Policisë së Kosovës.

23 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu, janë raportuar 35 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe sigurisë në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2,113 tiketa trafiku ndaj kundërvajtësve.

Ndërkohë, 15 persona janë arrestuar, teksa shtatë janë dërguar në mbajtje.

Një person është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor gjatë kësaj periudhe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark