Insajderi
Show

Elijona reagon për herë të parë për vrasjen e xhaxhait, prek me fjalët

Insajderi
20 March 2026 - 16:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elijona reagon për herë të parë për vrasjen e xhaxhait, prek me fjalët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova (BBVK), Elijona Binakaj, ka thyer heshtjen pas vrasjes së xhaxhait të saj, Rasim Binakajt, disa ditë më parë në një lokal në Gjakovë.

Elijona ka emocionuar me fjalët dedikuar tashmë të ndjerit Rasim Binakaj, shkruan Insajderi.

“Plumbat e morën jetën tënde, por kurrë nuk do ta vrasin kujtimin dhe forcën që na le pas. Do të më mungosh gjithmonë dhe kujtimet me ty do t’i mbaj përgjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe agji im”, ka shkruar ajo.

Rasim Binakaj dyshohet u vra në lokalin “My Place” në Gjakovë si shkak i një mosmarrëveshjeje që kishte me pronarin e lokalit, Nexhdet Zymberajn.

Në bazë të asaj që ka përshkruar Prokuroria, Binakaj ishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit nga arma e zjarrit dhe kishte humbur jetën në vendngjarje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark