Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se trupat e pajetë të shtetasve të Kosovës, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur pasditen e së premtes për në vendlindje.
Në të njëjtën kohë, Ambasada ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, të afërmit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje.
“Në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe autoritetet kompetente austriake, janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Austri. Në këto momente të vështira, shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e të ndjerëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.