Insajderi
Lajme

Vrasja në Klinë, Prokuroria jep detajet

Insajderi
21 March 2026 - 18:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në Klinë, Prokuroria jep detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij.

Ai është arrestuar në vendin e ngjarjes, ku është sekuestruar arma dhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur për ta kryer vrasjen.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, për Insajderin ka dhënë detajet e tjera lidhur me rastin në fjalë.

“Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës rreth 50-vjeçare Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda. Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion. Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim tëp lotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçaur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark